rli-logo

Kontakt

Raiffeisen-Leasing
International GmbH

Am Stadtpark 3
1030 Vienna

Telefon: +43-1-71 707-2071
Faks: +43-1-71 707-762966
Contact details, Route planner

NJOFTIM LIGJOR

Duke hapur dhe/ose perdorur informacionin, sherbimet, linket, funksionet, aplikimet ose programet (ketu e me poshte: “permbajtja”) e ofruara ne kete faqe interneti (ketu e me poshte: “Faqja e internetit”), perdoruesi bie dakort ti nenshtrohet kushteve dhe termave te meposhtme:

Ligji per kopjimin e te drejtes se autorit:

Permbajtja e kesaj faqe interneti dhe e nenfaqeve te saj jane te mbrojtura nga ligji i kopjimit te se drejtes se autorit. Shkarkimi ose ruajtja e aplikimeve ose programeve qe ndodhen ne kete faqe interneti dhe (i plote ose i pjesshem) riprodhimi, transmetimi, modifikimi ose lidhja e e permbajtjes se saj do te lejohen vetem me aprovimin e shprehur me shkrim nga Raiffeisen Leasing International (“RLI”).

Megjithate, perdoruesit, kane te drejte te printojne, shkarkojne ose ruajne faqe te vecanta ose segmente te kesaj faqe interneti sipas parashikimeve te ligjit Austriak te kopjimit te se drejtes se autorit vetem nese shenimet mbi te drejten e autorit ose shenjat e tjera te mbrojtura me ligj, nuk hiqen ose ndryshohen.

Permbajtja nuk perben kerkese ose rekomandim per investim:

Permbajtja e faqes se internetit do te sherbeje vetem qellimit te informimit dhe nuk do te konsiderohet si kerkese ose oferte per te blere ose shitur cfaredolloj instrumenti investimi sipas ligjeve Austriake te tregjeve kapitale ose sipas ligjeve te tregjeve kapitale te juridiksioneve te tjera. Te gjitha vendimet konkrete per investime duhet te paraprihen nga takime me nje keshilltar investimesh.

Permbajtja dhe kuadri kohor i informacionit:

RLI ka bere te gjitha perpjekjet per tu siguruar mbi saktesine e kerkimeve per nxjerrjen e informacionit te botuar ne kete faqe interneti si dhe ne perzgjedhjen e burimeve qe jane perdorur per informacion. Megjithate, RLI nuk mban asnje pergjegjesi ne forme detyrimi mbi korrektesine, plotesine, periudhen kohore dhe vazhdueshmerine e disponimit te informacionit qe jepet ne kete faqe interneti, dhe as te burimit te informacionit te perdorur.

Analizat ose parashikimet (p.sh. persa i perket tregjeve, cmimeve, kompanive etj.) e publikuara ne kete faqe interneti jane te bazuara ne informacionet e disponueshme dhe vleresimet e tregut te kryera ne periudhen kohore te specifikuar ne keto publikime. Analizat e kompanise mund te mbeshteten pjeserisht tek informacioni i marre direkt nga burimet e vete kompanise. Ne nuk marrim persiper, dhe shprehimisht perjashtohemi nga cdo detyrim mbi korrektesine, plotesine ose ngjarjet aktuale te pershkruara ne parashikime. .

Disa te dhena financiare (p.sh. cmimet e burses) ne disa raste publikohen vetem pas kalimit te nje periudhe te caktuar kohe, sic percaktohet edhe nga dhenesi i informacionit (zakonisht pas 15 minutash). Gjithashtu, ju lutem kini parasysh keto informacione pjesen me te madhe te kohes jepen me Oren e Greenwich (GMT).

Perdorim i kufizuar per shkak te rregulloreve vendase:

Per shkak te disa ligjeve ne fuqi ne disa juridiksione, rregullave te percaktuara nga tregjet kapitale ose autoritetet e instrumentave financiare, disa nga informacionet e publikuara ne kete faqe interneti (p.sh. analizat e aksioneve) nuk jane te destinuara per individet private. Ne menyre qe te zbatohen keto kufizime vendase, Raiffeisen International ruan te drejten te marre cdo mase (teknike) qe ajo e konsideron te pershtatshme per kufizimin e informacionit ose segmenteve te informacionit qe jane subjekt i kufizimeve te mesiperme. Kalimi i informacionit qe ndodhet ne kete faqe interneti, i cili eshte subjekt i kufizimit te perdorimit qe eshte ne fuqi ne disa shtete, personave te permendur ne kufizimet perkatese, mund te perbeje thyerje te ligjeve te sigurise ose ligjeve te tjere ne keto shtete.

Lidhja me faqet e internetit ose URL-te e paleve te treta:

Me perjashtim te rasteve te cilat perfshihen ne Aktin Austriak te Tregetise Elektronike #17, RLI nuk merr persiper asnje pergjegjesi per permbajtjen e faqeve te internetit te URL-ve te tjere tek te cilat gjendet lidhjet e faqes se internetit. RLI nuk mban asnje pergjegjesi ne forme detyrimi per nderprerjen e vazhdimesise se informacionit ose funksionimin e plote te lidhjeve ne faqe interneti ose URL te paleve te treta.

Perjashtim nga detyrimi:

RLI nuk garanton dhe as nuk pranon asnje detyrim per ndonje demtim te cfaredolloji (perfshire demtimet indirekte ose humbjen e fitimeve) ne lidhje me perdorimin e faqes se internetit, hapjen e saj, perdorimin ose kerkimin ne permbajtjen e saj ose ne lidhjet qe gjenden ne faqet e tjera te internetit ose URL-te e paleve te treta. Kjo zbatohet edhe ne rastet kur mundesia per te pesuar deme i eshte vene ne dukje RLI-se.

Gjithashtu, RLI nuk do te jete pergjegjese per nderprerje teknike te tipit, mosfunksionim serveri, nderprerje operatore ose nderprerje lidhjesh komunikimi dhe gjera te ngjashme, te cilat mund te cojne ne mosfunksionim (te perkohshem) te faqes se internetit ne teresi ose pjeserisht.

Ruajtja e te dhenave te regjistrimit:

RLI ruan te drejten qe disa zona te faqes se saj te internetit tja beje te disponueshme vetem perdoruesve te regjistruar. Duke derguar formularin e regjistrimit te plotesuar online, perdoruesi konfirmon plotesine dhe korrektesine e te dhenave te derguara dhe konfirmon gjithashtu se i eshte pergjigjur ndershmerisht pyetjeve qe ndodhen ne formular. Gjithashtu, duke derguar formularin online, perdoruesi deklaron pranimin e tij/saj te perpunimin elektronik te te dhenave te tij/saj elektronike nga Raiffeisen International si per qellim te brendshem te bankingut organizativ, ashtu dhe per dergim te tyre ne institucionet e kreditit brenda Grupit te Bankingut te Raiffeisen, te cilat nga ana e tyre mund ti perpunojne, dergojne dhe perdorin keto te dhena.

Ndryshimet ne Faqen e internetit:

RLI ruan te drejten te ndryshoje dhe heqe faqen e internetit ne cdo kohe (nese eshte e nevojshme edhe pa paralajmerim), ne vecanti persa i perket ndryshimit te permbajtjes ekzistuese (ne teresi ose pjeserisht) dhe shtimit te informacioneve te reja.

Ju lutem kini gjithashtu parasysh informacionin e pergjithshem qe jepet sipas Aktit te Tregetise Elektronike #5.

Shitja e mallrave te perdorur:

Pervec rasteve kur shprehet ne menyre te vecante ne nje reklame te publikuar ne kete faqe interneti per shitjen e mallrave, RLI as nuk eshte, as nuk do te trajtohet si ofruesi i mallrave te ofruara ne kete faqe interneti. Nese nje perdorues deshiron te beje nje oferte per nje mall te caktuar te publikuar ne kete faqe interneti, ai mund ta beje kete duke klikuar butonin “BID”, duke patur parasysh qe kjo oferte do ti transmetohet pa asnje detyrim personit i cili eshte ofruesi. Vendimi per pranimin ose jo te ofertes se bere nga perdoruesi dhe hyrjen ne nje marreveshje blerjeje eshte vetem i ofruesit. Pra, RLI nuk garanton dhe as nuk eshte pergjegjese qe ofruesi do te pranoje oferten dhe do te hyje ne marreveshje blerje me perdoruesin.

RLI nuk do te mbahet pergjegjese per gjendjen teknike ose fizike te mallrave te rizoteruara qe ofrohen per shitje. Gjithashtu, Raiffeisen Leasing nuk do te ofroje ndonje garanci per keto mallra. Mallrat do ti dorezohen bleresve ne gjendjen qe ato jane ne daten e firmosjes se protokollit te dorezimit. Per te shmangur cdo dyshim mbi gjendjen teknike dhe fizike te mallrave, Raiffeisen Leasing rekomandon me force qe bleresit potencial ti kontrollojne mallrat perpara se te pranojne oferten e shitjes.